7.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Vajza “sekrete” e krahut të djathtë të Putin dhe jeta e saj super luksoze

    Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov , përveçse një të dashure zyrtare, ka edhe një vajzë, të birësuar Polina Kovaleva.

    Siç edhe duket nga fotot e mëposhtme, 26-vjeçare shijon një jetë luksoze në kryeqytetin britanik, duke mos ngurruar që të tregojë gjithë jetën e luksit që i sigurohet nga babai që e ka birësuar.

    Zbulimi se ministri i Jashtëm rus ka një vajzë të birësuar është bërë nga Maria Pevkiç, kryekërkuesja e institutit të themeluar nga lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili është burgosur nga qeveria e Vladimir Putin.

    Sipas saj, Lavrov ka një grua zyrtare dhe një “zonjë” zyrtare. Përveç gruas së tij zyrtare, Maria Lavrova, me të cilën ka një vajzë, të gjithë në Rusi e dinë se partnerja e Lavrov është Svetlana Polyakova, me të cilën është në një lidhje prej 20 vitesh.

    Përveç gruas, është Polyakova ajo që e shoqëron Lavrovin pothuajse në çdo mision diplomatik, duke udhëtuar me një aeroplan qeveritar edhe pse nuk ka asnjë status dhe asnjë punë që e lidh me diplomacinë. Megjithatë ka blerë një apartament me vlerë rreth tetë milionë dollarë në zemër të Moskës, duke ruajtur një koleksion mbresëlënës makinash të shtrenjta.

    Madje ka siguruar edhe jetën e vajzës së saj, Polina Kovaleva, 26 vjeç, e cila jeton në Londër. Kovaleva shfaqet si pronare në rrugën shumë të shtrenjtë High Street në Kensington në qendër të Londrës, të cilën dyshohet se e bleu për 4.5 milionë paund në moshën vetëm 21-vjeçare. Ndërsa studimet i kreu në Shkollën e Biznesit të Kolegjit Imperial, i specializuar në ekonomi dhe strategji biznesi.

    Më parë, ajo ka punuar edhe për Gazprom.  Pas zbulimeve të Maria Pevktis, gazeta konservatore dhe pro-qeveritare “Daily Telegraph” i kërkoi qeverisë britanike vendosjen e sanksioneve ndaj vajzës së birësuar së Lavrov. Megjithatë asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht, ndaj marrja e masave ndaj Polyakova duket e pamundur për momentin.

    Thetimes.co.uk

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit