10.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Vajza shqiptare që tërboi tifozët serbë me shqiponjën

    Një ndeshje vërtet emocionuese ka qenë ajo e së premtes mbrëma e Zvicrës kundër Serbisë në Kampionatin Botëror 2022.

    Ndeshja e cila përfundoi në rezultat 3-2 në favor të helvetikëve, sigurisht që pati doza të mëdha patriotizmi edhe për popullin shqiptar pasi dy nga lojtarët e ndeshjes janë shqiptarë të Kosovës.

    Por larg vëmendjes nuk mbeti as një tifoze shqiptare, e cila ishte prezente në stadiumin ku po zhvillohej ndeshja, e cila u xhirua duke u larguar me simbolin e shqiponjë dykrenare.

    Mësohet se identiteti i vajzës në fjalë është Anila Mahalla, e cila nuk ka mundur ta mbajë përbrenda ndjenjën e patriotizmit, por e ka shprehur atë përkundër faktit që thirrjet e tilla me raste të caktuara janë ‘të dënueshme’ nga FIFA. Anila Mahalla përmes një sqarimi në rrjetin social Instagram, ka sqaruar se çfarë në të vërtet ndodhi në tribunat e ndeshjes Zvicër – Serbi.

    Kjo jam unë. Unë nuk u dëbova, unë po shkoja të flisja me ta se pse po shfaqja flamurin e Kosovës, sepse ata e morën atë shqiptar dhe të gjithë tifozët serbë ishin ‘të çmendur’ dhe të zemëruar dhe ofendues, unë isha në mesin e tyre, kur arrita Shaqiri dha golin e parë dhe zemra ime shpërtheu. 

    Ishte momenti kur tregova flamurin dhe ata filluan të thërrisnin sigurimin dhe nuk u ndalën. Ky ishte momenti im për të dalë, për të folur me ta për të ndryshuar vendin”, ka shkruar ajo në postimin sqarues në Instagram.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit