spot_img
spot_img

Varfëria ekstreme në Shqipëri: Tani kanë filluar të vjedhin edhe varrezat

spot_img

Varreza publike e Suelasit në Berat ka rënë pre e vjedhjeve të vijueshme prej kohësh.

Varreza nuk ka mur rrethues e sipas rojes hajdutët shkojnë natën e marrin vazot e bronzit, shkruan Shqiptarja.

Ndërsa pohon se njerëzit janë pa bukë, ai i bën thirrje policisë që të veprojë.

“Janë pa bukë e kanë bërë nga e keqja. Policia duhet të veprojë” – tha Polizoi Tavanxhiu, roja i varrezave.

Ai kërkon që policia të gjejë dhe arrestojë dhunuesit e varreve, duke dhënë informacion se sendet e vjedhura shiten në pikat e skrapit.

“Natën edhe ditën, shkojnë i shesin në Elbasan” – tha roja.

Qytetarët e Beratit janë shprehur të shqetësuar pasi kjo gjë vijon prej vitesh e deri tani nuk janë marrë masa as nga bashkia e as nga policia.

“Vjedhjet janë shtuar së tepërmi në varreza dhe thuajse ndodhin kudo, në çdo varr. Policia duhet t’i mbrojë. Eshtë e turpshme” – thonë qytetarët.

Lajmet e fundit