spot_img
spot_img

VENDIMI/ Veliaj mund Dukën në Gjykatën e Tiranës: Zgjedhjet u manipuluan nga FSHF

spot_img

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar zgjedhjet e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit për Shoqatën Rajonale të Tiranës duke i cilësuar ato të manipuluara.

Mësohet se Gjykata e Tiranës ka njohur asamblenë e thërritur nga kryebashkiaku Veliaj, dhe ka regjistruar Eduard Prodranin si drejtues të Shoqatës Rajonale të Tiranës.

Në vendimin e saj, Gjykata i ka dhënë të drejtë kryebashkiakut Veliaj duke njohur manipulimet e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Ja reagimi i plotë i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj:

“Betejen per Tiranen e fituam! Ju falenderoj te gjitheve nga zemra qe besuat e mbeshtetet kauzen e pastrimit te llumit nga futbolli! Gjykata foli, le ta respektojme! Por duhet qe secili te beje betejen e vete ne cdo qytet, te pastrohet sporti nga bandat!”

Lajmet e fundit