9.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    VIDEO/ “Edi Rama je i pandalshëm”: Studentja që revoltoi protestuesit

    Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë dhe një incident mes protestuesve dhe një te reje, e cila në momentin që mori mikrofonin falënderoi kryeministrin Edi Rama për arritjet e deritanishme.

    E reja tha se sot shqiptarët duhet të dinë që të gjitha këto që shohim janë arritje e qeverisë Rama, ndërsa i kërkoi këtij të fundit që të shohë situatën me syrin e një artisti.

    “Ne nuk kërkojmë të ikësh, por të falënderojmë për ngritjen e Shqipërisë që jemi të sigurt që të tjerët nuk do e bënin. Je i pandalshëm dhe i paprekshëm, por situatën duhet ta shohësh në syrin e një artisti që je”, u shpreh protestuesja.

    Menjëherë kanë reaguar qytetarët e pranishëm duke i kërkuar të largohet menjëherë dhe të mos flasë më.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit