19.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    VIDEO: “Ferrari im nuk mund të kalojë”, këngëtari i njohur merr lopatën dhe riparon gropat në rrugë

    Këngëtari i famshëm britanik Sir Rod Stewart, vendosi të ndihmonte fqinjët e tij të riparonin një rrugë me gropa që të çonte në rezidencën e tij në Essex, Britani. Në disa video që ka publikuar në Instagram, 77-vjeçari shihet me një lopatë dhe një jelek teksa riparonte rrugën e dëmtuar.

    Rod vuri në dukje se kishte pasur disa incidente në rrugë. “Një ambulancë ka çarë një gomë pak ditë më parë. Për të mos përmendur që Ferrari im thjesht nuk mund të kalojë këtu. Unë po e rregulloj sepse askush tjetër s’e ka marrë mundimin ta bëjë.”, tha këngëtari.

    Këngëtari e shoqëroi postimin me këto fjalë: “Të punosh për jetesën, të mbushësh gropat është mirë për shpirtin!” Postimi mblodhi disa mesazhe mbështetëse nga ndjekësit e tij. Sir Rod Stewart ka qenë gjithmonë një koleksionist i zjarrtë i makinave.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit