10.5 C
Tirana
E diel, 27 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    VIDEO: Klevis Balliu, fushatë me makinën e tij luksoze Mercedes S Class

    Kandidati demokrat për deputet, Klevis Balliu ka ndarë një video nga Mercedesi i tij luksoz, një S Class dhe ironizon kryeministrin Edi Rama për premtimet e tij për biznesin e vogël.

    “E patë Edi Ramën sot?! Pas 12 vitesh timoni, tepsia, tallavaja, tani thotë kam një program për biznesin e vogël.

    Po ku ishe këto 12 vite për biznesin e vogël, apo ishe duke u marrë me atë biznesin tatat (prek hundën) që ke qejf shumë?! Nuk i hajnë shqiptarët mashtrimet e tua, në 11 Maj votojnë numrin 1”, dëgjohet të thotë Klevis Balliu.

    Kandidati demorkat për deputet është bërë disa herë subjekt i lajmeve në portale për makinën personale që përdor në një kohë që flet për shtresat në nevojë, një Mercedes Benz model S Class, i cili kushton disa mijëra euro.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit