spot_img
spot_img

VIDEO: Një stadium i tërë, që terrorizon disa femra

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit dje ka kthyer pak në kohë dy skuadrat, në vitet kur rivalizonin me njëra-tjetrën për titullin kampion në Superiore.

Atmosfera kë qenë e nxehtë në fushën e lojës me përplasje mes lojtarëve, por edhe në tribuna, ku nuk kanë munguar ofendimet mes palëve, apo edhe gjuajtjet me sende.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, ka pasur ngacmime të vazhdueshme dhe në fundin e ndeshjes, është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjakrat, siç shihet në videon e mëposhtme.

Situata mund të dilte jashtë kontrollit, ndaj janë marrë në mbrojtje edhe personat e ulur në tribunën VIP, mes të cilëve familjarë të futbollistëve, të cilët u rrethuan me shpejtësi nga forcat e rendit për të shmangur probleme.

Ndërkaq ka ndërhyrë edhe Olsi Rama, drejtor i klubit Partizani, për të qetësuar situatën, së bashku me presidentin e klubit korçar, Ardjan Takaj.

spot_imgspot_img

Lajmet e fundit