Një rast dhune është regjistruar në klubin e njohur “Ara Club” në Shëngjin, ku protagonistë janë bërë sërish rojet private të sigurisë. Edhe përse ditët e fundit kanë ndodhur shumë ngjarje ku janë përfshirë aktorë të tillë, rasti është përsëritur.
Përgjatë natës ku ishte parashikuar të performonin artistët e njohur Ledri Vula dhe Era Istrefi, atmosfera festive është prishur nga një përleshje e ashpër fizike.
Në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, shihet momenti kur shpërthen sherri i dhunshëm në korridorin hyrës.
Nga pamjet, përleshja duket se ka ndodhur mes disa personave, dyshohet klientë dhe stafit të sigurisë ose punonjësve të klubit.
Situata ka degraduar brenda pak sekondave në dhunë fizike, midis të paktën dy personave.



