spot_img
spot_img

Video ofenduese ndaj Sarës: Habit reagimi i Olta Gixharit

spot_img

Në “Prime”-in e djeshëm në Big Brother VIP Kosova, konflikti mes Sarës, Edit dhe Drilonit u rikthye në qendër të vëmendjes përmes një klipi që përmblidhte momentet më të tensionuara mes tyre. Një nga pikat më të diskutuara ishte vendimi i Sarës për të sakrifikuar 10 mijë euro nga çmimi i madh, vetëm për të parë çfarë ishte thënë pas shpinës së saj.

Videoja zbuloi komente fyese nga Edi ndaj Sarës, duke përfshirë përdorimin e një shprehjeje të rëndë që shkaktoi reagime të forta brenda dhe jashtë shtëpisë: “Kjo k*urva.” Momenti tronditës solli debat të madh, pasi pritej një qasje më kritike ndaj Edit.

Megjithatë, opinonistja Olta Gixhari zgjodhi të përqendrojë vëmendjen tek sjellja e Edit pas shfaqjes së videos, duke e përgëzuar për kërkimin e faljes ndaj Sarës. “Më ka pëlqyer shumë sjellja e Edit. I kërkoi disa herë falje. Bravo Edi,” u shpreh Olta, duke habitur publikun me këtë qëndrim të butë.

Reagimi i Oltës ka ngjallur diskutime të shumta, pasi një pjesë e audiencës priste një qëndrim më të ashpër ndaj gjuhës së përdorur nga Edi, ndërsa të tjerë vlerësuan përpjekjen e tij për të kërkuar falje. Debati mbetet i hapur.

Lajmet e fundit