19.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    VIDEO/ Pallate që po na marrin jetën – Si u bllokua zjarrfikësja pranë pallatit që shpërtheu në flakë

    Një nga vështirësitë më të mëdha në përballjen me zjarrin masiv që përfshiu një pallat 12-katësh pasditen së martës në Tiranë ishte mungesa e hapësirave për mjetet zjarrfikëse.

    Siç duket edhe në pamjet e publikuara nga deputetja demokrate Ina Zhupa njëra prej zjarrfikëseve është bllokuar në një rrugicë të ngushtë në përpjekje për t’iu afruar vatrës së zjarrit. “Në Tiranën e ndërtuar për faqe të zezë, këto ndodhin…” – shkruan Zhupa.


    Zjarri u vu në kontroll vetëm pas 3 orësh teksa 11 persona përfunduan në spital. Dëmet materiale janë të konsiderueshme.

    Shkaku i zjarrit është ende i paqartë ndërsa sipas kreut të zjarrfikësve të Tiranës ai nisi në një nga bizneset e katit të parë dhe u përhap me shpejtësi për shkak të materialit të fasadës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit