Donald Veshaj ka përgatitur një tjetër projekt muzikor, i cili do të publikohet këtë të shtunë në orën 18:00.
Aktori, i cili tashmë po i përkushtohet dhe muzikës, ka publikuar në rrjete sociale një video ku dëgjohet një pjesë e tekstit, “Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot!
Nisur nga kjo frazë, të gjithë janë të bindur se kënga do të jetë dedikim për Bora Zemanin.
Por një provë tjetër për këtë gjë është se gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP”, në një bisedë me Semin, aktori e ka përmendur frazën e mësipërme duke thënë se ka dashur ta fusë si varg në këngën “Toxic love”, e cila siç ka treguar Donaldi është dedikim për Borën.