spot_img
spot_img

VIDEO: Shou i Edi Ramës 19 vjet më parë para Olldashit dhe sot para Joridës

spot_img

Kur doli para komisionit hetimor për incineratorët, Edi Rama u rikthye në sallën ku u mor si dëshmitar 19 vite pas komisionit “Olldashi”.

Komisioni hetimor i kërkuar nga PD në 2003-n e akuzonte Ramën, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Tiranës, për shpërdorime të fondeve gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Kulturës.

Edhe ai komision hetimor, si të gjithë komisionet hetimore parlamentare në vend u shoqërua me debate të forta mes socialistëve dhe demokratëve, ndërsa në fund nuk u prodhua asnjë raport i përbashkët.

Rama nuk e refuzoi ftesën për të dëshmuar në komisionin “Olldashi” në 2003 dhe në paraqitjen e tij u shfaq edhe me megafon me thirrjet “Dua të dëgjohem”.

Para komisionit “Tabaku” Rama u paraqit me një tjetër status dhe megafoni nuk e shoqëronte këtë herë.

Por shou po!

Lajmet e fundit