26.5 C
Tirana
E diel, 19 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    VIDEO/ Tirana-Beshiktash, tifozët përplasen pas ndeshjes. Kaos dhe dhunë në rrugët e kryeqytetit

    Më shumë se sa eliminimi i Tiranës, ajo që la një shije jo të mirë ishte kaosi dhe dhuna që shoqëroi këtë sfidë, para dhe pas përfundimit.

    Në “Air Albania”, Tirana-Beshiktash nisi me 15 minuta vonesë, madje rrezikoi të mos luhej pasi tifozët e dy ekipeve prodhuan kaos. Flakandë dhe mjete piroteknike në fushë ndërsa nuk mungoi as përplasja ndërmjet tyre ku u desh ndërhyrja e forcave të rendit për të qetësuar situatën.

    Akoma më shqetësues është bilanci pas përfundimit të këtij takimit, ku tifozët ultras të dy ekipeve u përplasën ndërmjet tyre në rrugët e kryeqytetit.

    Ultrasit bardheblu nuk e kanë pritur mirë përfundimin e sfidës, aq më shumë sjellën e tifozët të Beshiktash të cilët gjatë gjithë ndeshjes provokuan.

    Më poshtë janë disa pamje që tregojnë qartë dhunën e ushtruar në disa nga rrugët e kryeqytetit, nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, te Pedonalia etj.

    Tifozët nuk kanë kursyer as sendet e forta, shkopinj etj, ku pamjet tregojnë qartë që disa tifozë turq përfunduan në gjendje të rëndë. Tirana tani rrezikon një gjobë të majme nga UEFA pasi ishin ata organizatorët e këtij takimi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit