spot_img
spot_img

Vjen LaCivita, largohet Jenisheri

spot_img

Këtë të mërkurë në mëngjes me një video, Sali Berisha ka lajmëruar se strategu i fushatës Chris LaCivita po vjen në Tiranë bashkë me Fatmir Mediun.

Në të njejtën ditë një aleat i tij për “Shqiperinë madhështore” është larguar nga PD.

Selami Jenisheri ka zyrtarizuar largimin nga koalicioni me demokratët.

“Ju lajmërojmë dhe kërkojmë që subjekti zgjedhor Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar heq dorë nga pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 Majit 2025, për Kuvendin e Shqipërisë, si subjekt zgjedhor dhe si pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” e regjistruar për zgjedhjet e 11 Majit 2025, ndërkohë që zgjedhjet e 11 Majit 2025 janë të paligjshme, të pavlefshme dhe madje antikushtetuese”-shkruan Jenisheri në kërkesën zyrtare të dorëzuar në KQZ.

Lajmet e fundit