10.5 C
Tirana
E martë, 19 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Washington Post: Provoni Shqipërinë në vend të Mykonos

    Gazeta e njohur amerikane Uashington Post për pushuesit e kësaj vere sugjeron plazhet Shqiptare në vend të ishullit grek Mykonos. Një nga gazetat më të mëdha botërore e ka futur Shqipërinë në listën e 9 destinacioneve për pushimet e këtij viti.

    Prestigjiozja amerikane shkruan se për një alternativë me ujë të pastër kristal dhe çmime të përballueshme, provoni fqinjin verior të Greqisë, Shqipërinë.

    Uashington Post i përshkruan lexuesve mundësinë për të shijuar jo vetëm detin e pastër, por edhe qytetet antike buzë rivierës shqiptare. Për të pasionuarit pas sportit, nuk mbeten pa përmendur edhe malet shqiptare.

    Shkrimi i Uashington Post është shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga Kryeministri Rama, që e cilëson shkrimin si një jehonë për Shqipërinë turistike.

    Pak ditë më parë ishin edhe britanikët The Guardian dhe The Telegraf që sugjeruan Shqipërinë për pushimet e kësaj vere.

    Për tre muajt e parë të vitit, Shqipëria është renditur nga Organizata Botërore e Turizmit në vendin e parë në Evropë dhe të tretë në botë, për rritjen e fluksit të turistëve krahasuar me periudhën para pandemisë.

    Ndërkohë sipas Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit në katër muajt e parë të vitit 2023 mbi 1,6 milionë vizitorë të huaj e kanë frekuentuar Shqipërinë, ose 57% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit