15.5 C
Tirana
E mërkurë, 21 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Xhelal Mziu dhe nipi i tij rrahin një qytetar në Bulqizë, pas takimit elektoral të PD

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë pas një takimi elektoral të Partisë Demokratike.

    Policia thotë se Xhalal Mziu dhe nipi i tij kanë dhunuar një person.

    Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme rreth orës 13:00 në fshatin Ostren, në ambientet e jashtme të njësisë administrative.

    Mësohet se personi i dhunuar është  Kalosh Murra, zyrtar i njësisë administrative.

    Policia tashmë ka referuar materialet ne SPAK për deputetin e PD, Xhelal Mziu dhe nipin e tij.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren”, thotë policia.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit