8.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Xhelozi femrash në PD, se kush e do më shumë Doktorin

    E ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, ish-numri dy i Partisë Demokratike Jozefina Topalli foli edhe për ata deputetë që deri dje ishin kundër Berishës dhe e sulmonin atë pas shpalljes non grata dhe mbështetësin Bashën si kryetar dhe vendimin e tij kundrejt Berishës, ndërsa sot janë kundër Bashës.

    Topalli u pyet se cili ishte mendimi për Grida Dumën, nënkryetarja e PD-së që dha dorëheqjen së fundmi dhe kërkoi largimin e Bashës nga drejtimi i PD.

    “Nuk e njoh Grida Dumën. Kush është kjo” tha Topalli?

    Grida Duma ka qenë për disa kohë e preferuara e Berishës, madje thuhej se ai i lexonte poezi çdo mbrëmje tek zyra e vet, çka me sa duket ka sjellë edhe xhelozinë e Topallit, e cila deri atëhere shihej si bashkëpunëtorja më e afërt e Doktorit.

    Pastaj nuk dihet çfarë ndodhi dhe Duma u prish me Berishën, për t’u afruar me Bashën.

    Tani është prishur edhe me këtë të fundit dhe po bën përpjekje të afrohet sërish me Berishën.

    Për çfarë arsye Sali Berisha nuk e fal Grida Dumën - Lexo SHQIP

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit