4.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Xhemi flet për ‘Portokallinë’: “Është dashuria e vjetër”

    Xhemi Shehu, këtë sezon nuk do të jetë më në skenën e “Portokallisë”, por pranë Julian Dedës, në emisioni ivestigativ “Fiks Fare”. E ftuar në “Wake Up”, moderatorja nuk i shpëtoi pyetjes se a do t’i mungojë “Portokallia”.

    Me zërin që iu drodh pak, Xhemi u shpreh:

    “Do më mungojnë të gjithë kolegët. Janë shumë të mirë dhe do më mungojnë shumë. Është një staf që e dua shumë”.

    Ajo gjithashtu i uroi shumë suksese Nevina Shtyllës: “I uroj shumë suksese Nevinës. E di që do shkëlqejnë. Do jenë shumë mirë”, e përmbylli ajo, duke shtuar se mund të jetë ndonjëherë në “Portokalli” për ndonjë rol, bashkë me Julin.

    Xhemi tha gjithashtu se ka nisur puna dhe ajo dhe Juli kanë filluar nga puna dhe se po xhirojnë emisionet të cilat nuk dalin në transmetim.

    “Kur erdhi telefonata për të bërë një audicion, isha në makinë. Nuk e kisha fare mendjen dhe nuk e prisja që të më thoshte që të bëja një audicion me Jul Dedën. Impakti i parë ishte që u gëzova, sepse nuk e kisha menduar kurrë të isha në moderimin e “Fiks Fare”. U ndjeva shumë e vlerësuar”, u shpreh ajo, duke shtuar se tanimë, “do të jenë zëri i popullit”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit