spot_img
spot_img

Ylli Manjani: Nesti Angoni nuk është Belinda Balluku, por një deputet socialist i fuqishëm

spot_img

Ylli Manjani, ka bërë deklarata të forta në emisionin Now në Euronews Albania, ku ka folur për gjendjen e Partisë Socialiste dhe krizën kushtetuese në vend. Manjani e sheh PS-në si një parti ku nuk ka përplasje të hapura, por vetëm “luftë pas krahëve”.

Ai e përdor figurën e shpikur të një deputeti si metaforë për lojërat e brendshme, ku njerëzit i sulmojnë njëri-tjetrit me letra anonime. Sipas tij, socialistët nuk kanë “takat” për të përballuar hapur njëri-tjetrin.

“Debati në Partinë Socialiste është i përjetshëm dhe ata nuk bëjnë debat të hapur. Nuk zihen kështu si zihen burrat. Është gjithmonë luftë pas krahëve.

Partia Socialiste, grupi parlamentar që ia kemi veshur Belindës, por nuk është e vërtetë, ka shpikur Nesti Angonin. Është deputet ai Nesti Angoni.

Sot e kësaj dite, dyshimi im i arsyeshëm më ka çuar të mendoj ta besoj, bazuar edhe në fakte, por që nuk jam i autorizuar t’i them tani, është që Nesti Angoni është gjallë dhe i fuqishëm.

Kanë shpikur Nesti Angonin pra për t’ia futur njëri-tjetrit pas krahëve me letra anonime. Kjo është beteja, ky është muhabeti. Kjo po ndodh aty dhe ajo që është shqetësuese nuk është problemi se kush ia fut kujt, sepse ata s’ia fusin askujt. Nuk kanë takat as me fut, as me ia nxjerrë njeriut atë.”– u shpreh Manjani

Manjani e quan gjendjen aktuale “katrahurë kushtetuese”, duke thënë se nuk kemi një republikë me tre pushtete, por tre republika të ndara.

Askush sot në Parlamentin e Shqipërisë nuk bën një debat, qoftë edhe një letër anonime, sepse kanë frikë ta bëjnë debat për katrahurën kushtetuese ku gjendet shteti.

Ne nuk kemi një republikë me tre pushtete. Kemi një shtet me tre republika. Këto janë secila republikë më vete. Ai SPAK-u është më vete. Këta të parlamentit janë më vete.

Qeveria është mbi të gjitha. E kupton? Gjykata s’merret vesh. Një katrahurë, një faqe e zezë aty. KLP-ja, KLJ-ja, çanë ata pesticidet e tjera.

Janë ca hajvane atje, e kupton? Njëri më hajvan se tjetri, pa pikë përgjegjësie. S’merr kush përgjegjësi për asgjë që ndodh në këtë vend. Dhe të gjithë na intereson çfarë tha Spiropali.”-tha ai

Lajmet e fundit