spot_img
spot_img

Ylli Manjani: Ore këta janë çmendur, ç’punë ka Rama se Vlora pallohej me Agasin?

spot_img

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, e cila me urdhër të presidentit Bajram Begaj u zhvillua mëngjesin e sotëm, ku në fokus ishte situata e krijuar rreth Shërbimit Informativ të Shtetit dhe masa e sigurimit ndaj ish-drejtoreshës së këtij institucioni.

Në një prononcim për Klan News, Manjani tha se nuk sheh ndonjë situatë shqetësuese nga pikëpamja institucionale, duke theksuar se përgjegjësia duhet të mbetet individuale dhe jo të rëndojë mbi institucionet. Duke iu referuar çështjes së ish-drejtoreshës së SHISH, Manjani theksoi se institucionet nuk duhet të ngarkohen me përgjegjësi për veprimet individuale të saj.

“Secili mban përgjegjësinë që i takon, institucionet vazhdojnë, nuk ka pse përlyhet institucioni se pse ish-drejtoresha e SHISH ka rënë në dashuri me dikë. Tani çfarë muhabeti është ky dhe nuk e kuptoj pse duhej mbledhur Këshilli i Sigurimit për këtë gjëmë, po hajde mo”, deklaroi Manjani.

Në këtë kontekst, ai iu referua edhe marrëdhënies së Hysenit me biznesmenin Ergys Agasi, duke shtuar kështu se përgjegjësia për veprimet e individëve nuk duhet t’i atribuohet institucionit.

Pjesë nga fjala e Manjanit:

Po more çfarë, çfarë… nuk e kuptoj çfarë prisni? Realisht është një gjë… Ka nja 48 orë pritet të ndodhë një gjëmë e madhe, që do të vijë Rama nga Amerika që e kanë kapur për veshi ato, që meqë dështoi skenari i “Ramaduros”, që vijnë ta marrin me helikopter dhe erdhi vetë ai këtu, që do jepte dorëheqjen në Rinas.

Pastaj s’dha dorëheqjen, pastaj Këshilli i Sigurimit, pastaj kjo e gjitha 48-orësh në mënyrën më absurde të mundshme që ngrefet opinioni publik kot fare dhe krijon pritshmëri absurde dhe nuk e di se çfarë duhet të ndodhë.

Normalisht, me thënë të drejtën, pavarësisht mungesës se unë nuk kam ndonjë respekt të madh për Këshillin e Sigurimit në mënyrë të veçantë, i cili është një institucion kot, por pavarësisht kësaj mendoj që ka qenë një të paktë zëdhënie korrekte në kuptimin zyrtar të fjalës.

Secili mban përgjegjësinë që i takon, institucionet vazhdojnë, nuk ka pse përlyhet institucioni se pse ish-drejtoresha e SHISH ka rënë në dashuri me dikë.

Tani çfarë muhabeti është ky dhe nuk e kuptoj pse duhej mbledhur Këshilli i Sigurimit për këtë gjëmë, po hajde mo. Nuk shoh ndonjë gjë të keqe, me thënë të drejtën, në kuptimin zyrtar të fjalës, pastaj në kuptimin e gallatës.

Lajmet e fundit