18.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ylli që egërsoi Saliun!

    Nga Ylli Hoxha

    Na u revoltua PD-ja e Saliut, se qenka shfaqur nje flamur kombetar me yllin e kuq. Dhe kerkon urgjentisht denim me burg, per perdhosjen e simboleve kombetare.

    Kush tha qe ky flamur eshte ai qe percakton kushtetuta? Ai eshte flamur i komunizmit dhe u ekspozua ne nje kenge tallese, kushtuar asaj periudhe. Simboli i asaj kohe me yll do te jete dhe jo me koken e Saliut.

    Berisha, miku i familjes se diktatorit Hoxha, gje qe e pranon vete me mburje, sa erdhi ne pushtet dergoi policine te muzeu i luftes, qe te hiqte yjet nga kapelet e partizaneve, ne fasade. Me kete yrysh hoqi dhe Ylli Vejsiun, per t’u lene te kuptuar demokrateve, se nuk pranojme asnje lloj ylli.

    Dhe ne nje miting te PD-se dikush i dha nje demokrati te ri nje foto te Berishes, krah Enverit. Policia e fshehte e kapen te shkretin dhe e çuan ne rajonin e policise.

    “Pse ngre portetin e diktatorit ne shesh”, i thane. “Jo, ua ktheu ai, une ngre portretin e Sali Berishes. Kete tjetrin nuk e njoh, po perderisa ka dale me prijesin tone, mik i tij do jete”. Policia u vu ne siklet. Ia perplasi ne toke dhe e shkeli me kembe.

    “Kujdes se po shkelni mbi Berishen, qe i marrsha te keqen”, u ankua i riu dhe ul te puthte liderin e tij. E mbajten sa e mbajten, policia nuk dinte ç’akuze te ngrinte ndaj tij.

    Nese Bylykbashi, qe sot u be keq me yllin ne flamur, si do reagonte, nese dikush do te dilte me nje foto te madhe te Berishes me Enverin? Me logjiken e tij, duhej te kerkonte burgosjen, sipas kushtetutes.

    Ndaj egersia e mbeshtetesve te “non grates” nuk ka lidhje me shkeljet ligjore te shfaqjes se simboleve komuniste, po me ankthin e shefit te tyre, si ish-sekretar partie i komunizmit, si ish-mik i familjes.

    Dhe çudia eshte se si te persekutuarit politike rreshtohen pas tij, duke harruar, se kur ata vuanin ne burgje, Sali Berisha festonte te shtepia e Enverit, ose shetiste me varke ne Drilon me femijet e tij. Merren me babain, apo gjyshin e Rames, nderkohe qe e kane komunistin dhe sekretarin e gjalle ne gjirin e tyre.

    Qe te zgjidheshe sekretar Partie ne ate kohe, duhej te ishe i devotshem, luftarak ndaj shfaqjeve te huaja dhe qendrimeve liberale ndaj tyre, te ishe kunder imperializmit amerikan. Per te qene te sinqerte, kete te fundit, luften kunder imperializmit amerikan, e ka ruajtur, si amanet te Enverit…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit