23.5 C
Tirana
E diel, 27 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Zbulohet arsyeja pse Jozi goditi Gjestin dhe çfarë i tha më pas

    Një skenë e paprecedentë ndodhi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, vetëm pak ditë larg finales.

    Pas shpalljes së emrave të eliminuar, Jozi dhe Loredana, publiku u trondit nga një moment tensioni që pasoi.

    Teksa Jozi po largohej nga shtëpia, Gjesti e provokoi duke i hapur derën, si për të treguar se “unë po të nxjerr jashtë”.

    Në ato çaste tensioni, Jozi shpërtheu, duke e goditur me shuplakë Gjestin dhe duke e rrëzuar në tokë. Menjëherë pas këtij akti, ai u dëgjua duke thënë me nervozizëm: “S’ka lind ai p** motre që ma çel derën mua, more vesh, zagar!”

    Pamjet u bënë virale brenda minutash dhe rrjetet shpërthyen në reagime, ku shumë figura publike shprehën mbështetje për Gjestin dhe dënim për sjelljen e Jozit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit