E bëri publike natën finale të Big Brother VIP, dhe Arbana Osmani tani po shijon shtatzaninë e saj të tretë.
Pritjen e ëmbël të moderatores padyshim duhet ta ëmbëlsojë akoma edhe më shumë fakti, që pas dy djemve, do të bëhet me vajzë!
Të paktën këtë pohuan për Who burime pranë Arbanës, që thonë se ky lajm i ka gëzuar pamasë atë dhe partnerin e saj, Eduart Grishaj.
Ndërkohë, edhe Arbana vetë duket sikur ka dashur t`i japë ca sinjale me veshjet rozë që ka nisur të mbajë së fundi.
Pas BBV, ajo ka marrë ca pushime të gjata të cilat po i kalon pranë familjes së saj, e ndërkohë i është përkushtuar dhe pasionit tjetër të hershëm, gatimit.