Finalja e madhe e “Big Brother VIP” nisi me një lajm të ëmbël nga moderatoja e këtij ‘reality show’ Arbana Osmani.
Ajo dha lajmin e bukur se është shtatzënë, duke surprizuar në këtë mënyrë jo vetëm finalistët dhe banorët, por edhe publikun.
Mes emocionesh moderatorja u shpreh se gjatë këtij rrugëtimi spektaklin e kishte prezantuar 2 veta.
Ndërkohë së fundmi burime për “Kryefjalën” bëjnë me dije se Arbana është ne muajin e katërt të shtatzënisë dhe është në pritje të një vajzë!