spot_img
spot_img

Zbulohet “korrupsioni tronditës” në Ministrinë e Mbrojtes: 11 perde dielli

spot_img

JOQ ka zbuluar një rast “korrupsioni tronditës” në Ministrinë e Mbrojtes.

Çfarë ka ndodhur, do pyesë dikush kurioz?

Ministria paska bërë një tender për disa perde kundra diellit.

Dhe kjo, sipas portalit, tregon abuzimet dhe korrupsionin e rëndë në këtë Ministri.

“Në muajin e tij të parë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, Ermal Nufi premtoi reforma dhe transparencë. Megjithatë, lëvizjet e para administrative kanë ngritur pikëpyetje në opinionin publik, duke vënë përballë komoditetin e zyrës së ministrit dhe menaxhimin e fondeve strategjike me paratë e popullit.

Duket se ish-shefi i kabinetit të Baëlulut ka nisur të arredojë zyrën me paratë e popullit. Me kërkesa specifike moderne për perde e tenda në zyrën e tij e të sekretares.

Ministri i Mbrojtjes zhvilloi më 17 korrik një tender me objekt “Blerje tendash të brendshme rolo-perde dritaresh kundër diellit”. Perde të bardha dhe gri për gjashtë dritare për zyrën e ministrit dhe të sekretares.

Ky dhe disa tendera të tjerë arredimi të kësak ministrie kanë krijuar një kontrast të fortë me retorikën e ministrit për kursime, eficiencë dhe reforma strukturore.

Kritika më e madhe e ngritur nga dokumentacioni nuk qëndron te vlera e vogël e perdeve, por te disproporcioni me kontratat madhore që ministria po menaxhon paralelisht”, shkruan ky portal.

Tani sipas tyre, Ministria ose duhet të rrijë pa perde fare, ose perdet duhet t’i blejnë nga xhepi i tyre.

Mirë bëjnë që merren dhe me perdet, por problemi është se me “investigime” të tilla qesharake, delegjitimojnë çdo shkrim serioz.

Se fjala vjen, nëse do të ndodhë vërtet ndonjë ditë ndonjë tender korruptiv, nuk i merr më njeri seriozisht.

Lajmet e fundit