28.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Zhaklina largohet nga shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania’

    Moderatorja Zhaklina Gjolla ka vendosur të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

    Në një zarf, i cili u lexua nga aktori Amos Zaharia, produksioni u komunikoi banorëve vendimin e Zhaklinës.

    “Pas një gjendje të rënduar psikologjike dhe pas konsultës me psikologun, Zhaklina ka kërkuar të lërë menjëherë shtëpinë. Gjendja e saj tani është mirë dhe ju uron të gjithëvë suksese,” lexoi Amosi.

    Zhaklina Gjolla ishte një nga banoret më të komentuara që në pikënisje të “Big Brother VIP Albania”, fillimisht sepse u fut në rulot dhe më pas u përfshi në një debat pasivo-agresiv me Olta Gixharin.

    Diçka u duk se ndodhi mes tyre gjatë momemteve të para të qëndrimit të shtëpi, ndonëse asnjëherë nuk u sqarua si debat. Zhaklina zgjodhi Oltën për ta zëvendësuar me veten në rulot, sepse u zgjodh e preferuara e publikut dhe pati të drejtën e zgjedhjes. Vendimi tensionoi jo pak marrëdhënien mes tyre.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit