spot_img
spot_img

“Zhdukeni këtë neveri” – Hervin Çuli “shpërthen” ndaj Ramës: Legen, burracak, thuaj ndonjë fjalë për Martin Canin

spot_img

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në premierën e dokumentarit “Në besë të shqiptarëve” nga Rudina Xhunga.

E teksa janë shpërndarë pamje nga ky takim, regjisori Hervin Culi ka “shpërthyer” ndaj kryeministrit Rama në një koment në rrjetet sociale.

Ai e quan kreun e qeverisë “legen, burracak”, teksa thotë si Rama duhet të flasë për vdekjen e 14-vjeçarit Martin Cani që u vra pranë shkollës Fan Noli nga një bashkëmoshatar i tij.

“Zhdukeni këtë neveri! Të thotë për Martinin ndonjë fjalë, legen, burracak burrë”, shkruan ai në një koment, ku shfaqet Rama në premierën e dokumentarit.

“Zhdukeni këtë neveri”, regjisori

Lajmet e fundit