14.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Ziheshin edhe për patatet për të dalë në spektakël” Big Mama thumbon banorët e BBV: Ja çfarë bënin për famë

    Ish-banorja e Big Brother Vip pohon se shumë debate brenda shtëpisë bëheshin për famë, duke thënë se banorët ziheshin për gjërat më banale vetëm e vetëm për të tërhequr vëmendjen.

    Në një intervistë në emisionin “Why?Not?” në RTV Ora, Big Mama shprehet se presioni brenda shtëpisë ishte shumë i madh dhe se këtë e kuptoi që në momentin e parë.

    Big Mama: Brenda shtëpisë së Big Brother Vip ka shumë presion. E ndjeva që momentin e parë kur hyra. Ditën e tretë po i thosha vetes sime “çfarë kërkon ti këtu, erdhe të bëhesh akoma më budalle këtu?”.

    Flisja me veten. Unë jam, futur më vonë, dhe banorët deshën s’deshën shfaqën një energji negative aty. Më kaploi energjia negative aty.

    I shihja që ata ziheshin për budallallëqe. Brenda shtëpisë kuptova se çfarë bëjnë njerëzit për famë, për të qenë në qendër të vëmendjes, duhet të zihesh për patate, për rrobat, për budallallëqe, vetëm e vetëm për të qenë aktual në çdo prime.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit