spot_img
spot_img

Ish-ministrja e Edi Ramës merret e pandehur nga SPAK

spot_img

Ish- drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato është parë të hyjë në ambientet e SPAK.

Mësohet se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit e krimit të Organizuar i ka komunikuar akuzat për shpërdorim detyre.

Kujtpojmë se Qato akuzohet për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Më 3 tetor, ajo u thirr për herë të parë në SPAK, ku tha se ishte marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit si ish-drejtoreshë e ARRSH, lidhur me procedurat e ndërtimit të aksit Kardhiq-Delvinë.

“Është një procedurë që ka filluar tre vjet më parë me dorëheqjen time, në të cilën dhashë detaje nga rrethanat e çështjes në dijeninë time. Procedura e kallëzimit është për rrugën Kardhiq-Delvinë. Me sa u njoftova, po hetohet për shkelje të barazisë në tenderë”, tha ish-drejtoresha, që ka qenë edhe ish-ministre.

Lajmet e fundit