spot_img
spot_img

5 pyetjet që burrat urrejnë më shumë dhe (ndonjëherë) nuk u vëmë faj!

spot_img

Zakonisht burrat kanë dy ekstreme kur bëhet fjalë për pyetjet:

– Kur i pyet për diçka që e kanë me pasion (makinat e shpejtësisë, futbollin etj). Do të fillojnë të flasin dhe nuk do dinë kur të ndalojnë.

– Pastaj janë ato pyetjet e tjera, të preferuarat e gocave, si “a do më doje njësoj po të isha krimb?”.

Të gjorët, nuk e dinë që ne thjesht kemi qejf të luajmë pak me durimin e tyre dhe t’iu testojmë kufijtë. Ups!

Gjithsesi, më poshtë po ju listojmë 5 pyetje që burrat i kanë vdekje në rast se doni ose jo, të luani pak me ta:

1. Për çfarë po mendon tani?

2. A më do/ Më do akoma?

3. Mendon që jam shëndoshur pak këto kohë?

4. Mendon se ajo supermodelja që ka dalë në 700 revista, 13 pasarela dhe është imazh i 20 brand-eve, është më e bukur se unë?

5. Çfarë do të bëje nëse unë do vdisja?

Lajmet e fundit