spot_img
spot_img

A do hetohet Sali Berisha, për vrasjen e vëllezërve Haklaj?

spot_img

Motra e Fatmir Haklajt, Aishe Haklaj është paraqitur pranë ambiemteve të strukturës antikorropsion, SPAK, paraditen e kësaj të premte.

Haklaj ka qenë e shoqëruar nga avokati Idajet Beqiri, por në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ajo ka hyrë e vetme.

Nuk dihet shkaku ende shkaku zyrtar i thirrjes së saj pranë ambienteve të institucionit, por mësohet se motra e Haklajve ka pasur një flet thirrje në kuadër të një hetimi.

Dyshohet se ajo është marrë në pyetje pasi Muharrem Haklajt dhe Aishe Haklaj, kanë çuar ish-kryeministrin Sali Berisha para SPAK me akuzën se bashkë me bandën e tij të armatosur ka shfarosur familjarët e tyre në Tropojë.

Ata kanë bërë një denoncim në korrik të 2021, ku akuzojnë ish kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të tyre, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj.

Lajmet e fundit