spot_img
spot_img

A iu hoq vërtet non grata nga SHBA, Sali Berishës dhe familjes së tij?

spot_img

Një lajm që ka qarkulluar me shpejtësi këtë të enjte në mediat shqiptare ka ngritur një sërë pikëpyetjesh lidhur me statusin “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas raportimeve të para të publikuara nga gazetari Çim Peka është bërë me dije se Sali Berisha nuk rezulton të jetë më nën statusin “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky lajm u shoqërua menjëherë me reagime në sallën e Kuvendit, ku ishin deputetë të opozitës të cilët e pritën liderin e tyre me duartrokitje.

Vetë Sali Berisha në nëj deklaratë për mediat u shpreh: “Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non grata”, duke shtuar se bëhet fjalë për një bllokim të mëhershëm vizash, i cili sipas tij tashmë është hequr. Ai theksoi gjithashtu mirënjohjen e tij, duke nënvizuar se mund të udhëtojë sërish drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo, kur u pyet lidhur me familjarët e tij, nëse dhe ata janë hequr nga “lista e zezë” e amerikënëve, Berisha nuk dha asnjë koment.

Vlen të theksojmë se deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit apo nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë mbi ndonjë ndryshim të statusit të tij “non grata”.

Në një tjetër linjë raportimesh, burimet pretendojnë se në këtë rast nuk bëhet fjalë për një heqje të plotë të statusit “non grata”, por për një leje të përkohshme udhëtimi në SHBA, të dhënë për arsye shëndetësore.

Sipas këtyre zërave, ajo që është e sigurt në këtë moment është vetëm fakti se Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA-së, ndërsa çështja e statusit të tij mbetet ende e paqartë.

Ndërkohë edhe reagime indirekte nga figura pranë PD-së janë interpretuar në rrjetet sociale si konfirmim i zhvillimeve të fundit, megjithëse pa deklarata të drejtpërdrejta mbi heqjen e statusit.

Kujtojmë se Sali Berisha u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit në maj të vitit 2021, me argumentin se ishte përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë dhe kishte minuar proceset demokratike. Vendimi përfshinte gjithashtu edhe familjarët e tij, duke u ndaluar hyrjen në territorin amerikan.

Lajmet e fundit