13.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Abramovich nxjerr zyrtarisht në shitje Chelsea-n: Të ardhurat do të shkojnë për viktimat e luftës në Ukrainë

    Pronari rus i klubit të Chelsea-at, Roman Abramovich, është deklaruar për herë të parë për shitjen e klubit të tij, pas zërave të fundit, pas luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

    Në një deklaratë për faqen zyrtare të Chelsea-t, biznesmeni rus tha se ishte një “vendim tepër i vështirë për t’u marrë”.

    “Në situatën aktuale, kam marrë vendim për shes klubin, pasi besoj se kjo është në interesin më të mirë të klubit, tifozëve, punonjësve, si dhe sponsorëve dhe partnerëve të klubit”, tha Abramovich.

    “Shitja e klubit nuk do të jetë e shpejtë por do të vijojë procesin e duhur. Unë nuk do të kërkoj asnjë kredi për t’u paguar”, tha ai.

    Abramovich bleu Chelsea-n në vitin 2003 dhe ai tha se “nuk ka qenë kurrë për biznes dhe as para, por për pasion të pastër për lojën dhe klubin”.

    “Për më tepër, kam udhëzuar ekipin tim të ngrejë një fondacion bamirës ku të gjitha të ardhurat neto nga shitja do të dhurohen në dobi të viktimave të luftës në Ukrainë”, shtoi biznesmeni rus.

    Abramovich tha se ky vendim ishte tejet i vështirë për t’u marrë nga ai.

    “Ju lutem e dini se ky ka qenë një vendim jashtëzakonisht i vështirë për t’u marrë, dhe më dhimbset të ndahem me klubin në këtë mënyrë. Megjithatë, besoj se kjo është në interesin më të mirë të klubit të futbollit Chelsea.

    Shpresoj se do të jem në gjendje të vizitoj ‘Stamford Bridge’ për herë të fundit për t’ju thënë lamtumirë të gjithëve personalisht.

    Ka qenë privilegj i një jete të jem pjesë e Chelsea FC dhe jam krenar për të gjitha arritjet tona të përbashkëta. Chelsea Football Club dhe mbështetësit e tij do të jenë gjithmonë në zemrën time”, përfundoi Abramovich.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit