Pas spektaklit është diskutuar për përplasjen mes Einxhel dhe Donaldit mbrëmjen e djeshme. Arjola thotë se nuk duhet që të mërzitet pasi përtej kësaj ai është një person shumë i talentuar. Aktorja i vë në dukje gjithashtu se dhe ajo e ka njohur përmes historisë me Bora Zemanin.
Nga ana tjetër Donaldi, u shpreh se Einxhel ia ka thënë në mënyrë dashakeqe dhe se ka qenë pikërisht ajo që ka “kryqëzuar” Meridianin kur i tha se njihesh si “Donaldi i Borës”. “Nuk duhet të mërzitesh. Ka një fije vërtetësie që nuk duhet të të vrasë. Nëse unë jam intriguar të të njoh është pikërisht nga historia jote e dashurisë.
Nuk ka asgjë të keqe. Mund t’i ndodhë dhe një femre që nuk është e njohur fare. Nëse ti tek unë je bërë i famshëm për shkak të historisë tënde dhe më ka zgjuar një interes , nga lajmet. Nuk ka pse të mërzitesh sepse përveç kësaj, ti ke talent.”, tha Arjola.