31.5 C
Tirana
E enjte, 25 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Arrestimi i Encës, Zhaklin Lekatari: Nuk hidhet dikush në furrë pa e ditur si ndihet ajo apo familja e saj

    Arrestimi i këngëtares së njohur Enca Haxhiaj sot ka bërë bujë nëpër media.

    Në banesën e saj policia i ka gjetur disa bimë kanabisi të mbjella nëpër vazo, të vendosura në ballkon. Policia ka shoqëruar në komisariat edhe partnerin e saj. Sipas deklaratës që këngëtarja dha, kanabisin e kishte mbjellë për përdorim vetjak dhe partneri i saj nuk ishte në dijeni.

    Në emisionin “Shqipëria Live” në një lidhje direkte ka qenë Zhaklin Lekatari e cila ka dhënë opinionin e saj në lidhje me arrestimin e Encës. Zhaklina shprehet se i vjen keq që emri i Encës po lakohet pa e ditur nëse është fajtore apo jo. Sipas saj nuk mund të hidhet në furrën e druve dikush pa e ditur se si ndihet ajo apo familja e saj.

    “Mua më vjen keq që gazetaria në vendin tonë është kthyer në një gazetari skandalesh dhe gjëja e parë që pashë sot në mëngjes ishte se të gjitha portalet kishin të njëjtën ngjarje copy- paste. 

    Ne kemi dëshirë të flasim të bëjmë thashetheme, të spiunojmë të denigrojmë dhe kryesisht gratë. Në një vend si Shqipëria ku flitet e flitet vazhdimisht për kultivimin e kanabisit më bën për të qeshur që personat që punojnë në institucione dhe që disa prej tyre janë edhe në kërkim, dhe që janë ata që bëjnë politikat e këtij vendi dhe kanë në dorë të ardhmen tonë, për ta nuk flitet dhe ata nuk lakohen, ndërkohë që këngëtarja jonë Enca ndodhet në të gjitha mediat dhe emri i saj sigurisht do të  lakohet edhe për ditët në vazhdim, do të bëhen lajme dhe meme për të nga të gjithë dhe për këtë më vjen shumë keq.  

    Unë si gazetare dhe si grua më vjen keq që edhe nëse ka gabuar apo jo, personat të linçohen dhe të hidhen në furrën e druve pa e ditur si ndihet ajo apo familjarët e saj. Edhe mua më bën përshtypje se kush e ka lajmëruar policinë dhe më duket si hakmarrje, ose xhelozi”, shprehet Zhaklina.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit