16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Baba Vanga: Të gjithë do shkrihen si “akulli”, Putin do bëhet zot i botës

    Baba Vanga, gruaja e verbër për të cilën thuhet se ka parashikuar shumë ngjarje dhe fenomene botërore përpara se të ndodhin, ka bërë një të tillë edhe për Presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

    E konsideruar si “Nostradamusi i Ballkanit”, së fundmi në shumë media botërore thuhet se në vitin 1979 ajo kishte parashikuar që Vladimir Putin dhe Rusia do të dominojnë botën.

    Në një takim që kishte patur me shkrimtarin Valentin Sidorov, BirminghamLive raporton se Baba Vanga i kishte thënë: “Të gjithë do të shkrihen si akulli, vetëm një do të mbetet i paprekur, lavdia e Vladimirit, lavdia e Rusisë. Askush nuk mund ta ndalojë Rusinë. Nuk do të ketë asnjë pengesë në rrugën e saj dhe do të bëhet zot i botës”.

    Specialistët kanë përllogaritur se 68% e profecive të saj kanë ndodhur, dhe jo 85% siç pretendojnë ndjekësit në rrjetet sociale.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit