17.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Bayerni, ofertë Lewandowskit për rinovimin, ja pse preferohet para Haalandit

    Bayerni i Mynihut duket se ka hequr dorë përfundimisht nga blerja e mundshme e Erling Haalandit. Klubi bavarez, sipas informacionit të fundit të përcjellë nga “Bild”, i ka bërë ofertë Robert Lewandowskit për zgjatjen e bashkëpunimit, pasi kontrata e sulmuesit polak përfundon në qershor të vitit të ardhshëm.

    Drejtuesit e kampionëve të Bundesligës mësohet se janë gati të shpenzojnë 24 milionë euro në vit për pagën e polakut, që nëse nuk nuk rinovon deri në verë, mund të largohet me parametër zero pas një viti. Ne fakt, kurrë nuk kanë munguar skuadrat që pretendojnë të afrojnë sulmuesin 33-vjeçar si PSG dhe Barcelona.

    Oliver Kahn dhe pjesë tjetër e drejtuesve të Bayernin shohin më shumë siguri te Lewandowski sesa te Haaland, që ka humbur plot 29 ndeshje për arsye fizike që kur iu bashkuar Dortmundit në janar të vitit 2020.

    Nga viti 2014, kur iu bashkua Bayernit, e deri më sot Lewandowski ka humbur për arsye fizike vetëm 24 ndeshje. Pavarësisht moshës (në gusht do të festojë 34-vjetorin), mbetet një sulmues që garanton të paktën 40 gola në sezon.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit