16.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Bebe Rexha poston për herë të parë një foto me të dashurin

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale këtë fillim viti të ri, ndaj edhe ndjekësit e saj u habitën kur panë një seri fotosh të postuar në Instagramin e saj. Artistja me famë botërore, si rrallëherë, përveç imazheve të vetes së saj, kishte përfshirë edhe shoqërinë, vëllain dhe të dashurin e saj, thote Express. Diku në një tjetër fotografi, Bebe u shfaq duke pozuar në prehrin e të dashurit, Keyan Safyari.

    Çifti, i cili janë në lidhje prej më shumë se dy vitesh, gjatë muajit janar kanë shijuar së bashku një pushim dimëror në malet e Los Angeles-it dhe një prej fotografive të publikuara në Instagram, përfshin atë periudhë.

    Ajo ka folur nëpër shumë media të ndryshme në lidhje me të dashurin e saj dhe ka vetëm fjalë të mira për të. Madje ajo është shprehur se edhe familja e saj e dashuron atë po aq shumë sa vetë ajo.

    “Ne e pëlqejmë këtë djalë. Unë mendoj se ky është një djalë i mirë. Ky djalë është i veçantë. Ai është i dashur, ai kujdeset për mua, ai e kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë”– është shprehur këngëtarja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit