spot_img
spot_img

Belind i pashkolli, që kërkon të bëhet kryebashkiak i kryeqytetit

spot_img

Belind Këlliçi kërkon të bëhet kryebashkiak i Tiranës, me argumentin se është një kandidat shumë herë më i mirë se Erion Veliaj.

Dhe është e drejta e tij të mendojë kështu.

Por së fundmi, ai është vënë në qendër të akuzave, se nuk ka mbaruar shkollën e mesme.

Sipas një investigimi të Shqiptarja.com, Këlliçi nuk e ka marrë provimin e maturës, që nënkupton edhe mbylljen e shkollës së mesme.

Gazeta në fjalë prej dy ditësh, ka publikuar edhe dokumentet, për të provuar pretendimet e saj.

Por ndërsa pritet një reagimi nga Këlliçi, ky i fundit deri tani ka vendosur të heshtë.

Heshtje, që në raste të tilla, nënkupton vërtetësinë e akuzave.

Se në të kundërtë, do të kishte dalë e ta përgënjeshtronte akuzën.

Ose të paktën të na thotë si është e vërteta e kësaj akuze.

E ka detyrim ndaj atyre që iu kërkon votën!

Lajmet e fundit