spot_img
spot_img

“Beogradi është i shqetësuar” – Gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

spot_img

Gazetari Mentor Nazarko mendon që jo vetëm Greqia, por edhe Serbia dëshiron që Shqipëria të humbasë projektin e Zvërencit.

Nazarko thekson që Beogradi zyrtar po shqetësohet nga konsolidimi i lidhjes së fuqishme gjeopolitike, në formë ekonomike, të familjes Trump me Shqipërinë.

Unë po shikoj shtypin serb. Serbia në fakt ishte shumë e shqetësuar që investimi iku nga Beogradi. Ka një prononcim public të Vuçiç-it.

Ata po e ndjekin me interes dhe do të dëshironin që Shqipëria këtë lidhje të fuqishme gjeopolitike që konsolidohet përmes pranisë së familjes Trump, në formë ekonomike, Shqipëria ta humbë.

Imagjino që ka një interes edhe të fqinjëve të tjerë. Mjafton të shikoni titujt e mediave serbe për ta kuptuar këtë. Unë nuk jam duke e ekzagjeruar këtë”, shprehet Nazarko.

Lajmet e fundit