spot_img
spot_img

Berisha: Rama do ia mbathë nga Tirana me 7 korrik, nga frika. Rama: Po, do jem në Vlorë

spot_img

Sali Berisha tha nje dite me pare se Edi Rama nuk do të jetë as në Kryeministri më 7 korrik.

Sipas tij, kryeministri “do ia mbathë nga Tirana nga frika”.

Dhe duket se “profecia” e kreut të PD-së mund të realizohet, pasi vetë kreu i qeverisë teksa inauguronte hapjen e aksit Kardhiq-Delvinë për qarkullim, la të nënkuptuar se e ka axhendën e zënë më 7 korrik.

“Tani mbaroj kjo tjetra është Llogaraja dhe do hapim Bypassin e Vlorës. Bypassi i Vlorës hapet në datën 7 dhe pastaj fillon “Korridori Blu”, me të gjitha lotët – Murriqan, Milot, Balldren, Thumanë, Kashar, Rrogozhinë, Lekaj, Fier”, tha Rama, duke lenë të kuptohet se do ta ndjekë protestën nga Vlora, buzë detit.

Lajmet e fundit