6.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Berisha thotë se fëmijët e tij janë të ndershëm dhe s’kanë vjedhur kurrë: Natyrisht që e besojmë!

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë disa herë të qartë që nëse Sali Berisha vjen në krye të PD kjo parti do të humbasë mbështetjen e tyre.

    Megjithatë, i ftuar mbrëmjen e së enjtes në “Log” me Endri Xhafon, ish-kryeministri u shpreh se as kur ishte kryeministër dhe asnjëherë nuk do ta pranojë diktatin.

    “Kurrë sa isha kryeministër nuk kam pranuar të më diktojë kush se kush do të jetë presidenti këtij vendi, madje dhe cili do të jetë shefi i SHISH i këtij vendi…

    Kam pasur kërkesa. Kurrë s’kam pranuar diktat nga askush. Nuk kanë pasur qëllime të këqija, por kam besuar se shqiptarët duhet t’i emërojnë vetë”, tha ai.

    Ndërsa i pyetur se përse është futur në listën e zezë të SHBA-ve, ai përmendi edhe një herë ndikimin që sipas tij, ka pasur lobimi i kryeministri Edi Rama, por shtoi edhe që Lulzim Basha është ankuar.

    “Po s’ka rëndësi për mua. E thotë Departamenti që është Rama pas. Ti nuk mund të marrësh për bazë shpifjet….”

    Por cila do të jetë zgjidhja sipas Berishës?

    “Ose një administratë tjetër do ta hedhë në kosh këtë vendim si të bazuar në shpifje, ose do të pranohet vullneti i shqiptarëve nga cilado administratë qoftë.”

    Berisha foli dhe për akuzat në lidhje me pasurinë e fëmijëve të tij dhe bizneset që posedojnë.

    Berisha tha se ata nuk janë të varfër por theksoi se sipas tij nuk kanë marrë kurrë asnjë qindarkë të paligjshme nga shteti.

    “Fëmijët e mi nuk janë të varfër, në një kuptim relativisht. Çdo gjë e kontrolluar çdo muaj nga Rama. Nga të gjitha institucionet, tatimet, larja e taksave dhe s’kanë gjetur kurrë dhe s’kanë për të gjetur kurrë asgjë ilegjitime tek ata.

    A kanë të drejtë fëmijët e mi të bëjnë biznes? Toka që thua ti ka qenë e përcaktuar nga Fatos Nano dhe jo nga babai. Aty kanë qenë 800 hektarë, nëse këto kanë pasur hektarë të blerë privat me privat.  Nuk i bleu shteti ato, ato i bleu privati te privati. Gjithçka, transaksion midis privatëve.

    Nëse fëmijët e mi kanë përfituar ndonjë qindarkë në marrëdhënie me sektorin publik me sektorin qeveritar me shtetin ajo është e paligjshme.

    Nëse kanë fituar një qindarkë nga nën kontraktorë të shtetit e paligjshme, s’ka ndodhur dhe as nuk ka për të ndodhur kurrë”, tha ai.

    I pyetur se përse e quan të besueshëm raportin e DASH për krimin në vend dhe jo të vërteta akuzat për korrupsion që i bëhen vetë Berishës, ish-kryeministri theksoi se në rastin e dytë sipas tij nuk kanë asnjë dokument.

    “Sepse aty ka njëmijë fakte kurse për këtë deklaratë s’ka një dokument të vetëm mbi tokë. S’ka luftuar njeri më me sukses se Berisha korrupsionin dhe kjo me dokumenta të SHBA. Në 2005-2011 vendosëm sistemin one shop stop për biznesin…

    Çfarë ndodhi, u bë konferenca e donatorëve, zonja Kim u zotua për një akademi  transparence. Kush e ka bërë , di ndonjë rezultat? S’e kam dëgjuar ndonjëherë këtë akademi”, tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit