spot_img
spot_img

Brad Pitt paditet nga kompania që shet produkte për zmadhimin e penisit

spot_img

Brad Pitt është përfshirë në një betejë ligjore të pazakontë, pasi një kompani produktesh për meshkuj ka ngritur padi ndaj markës së tij të kujdesit për lëkurën, duke pretenduar se emri i saj është shumë i ngjashëm me të tyrin.

Sipas raportimeve të AirMail, kompania “Beau D.” akuzon markën e aktorit, “Beau Domaine”, për konkurrencë të pandershme dhe konfuzion tek konsumatorët. Debati lidhet kryesisht me ngjashmërinë e emrave dhe identitetit të markës.

Beau D.” u lançua në vitin 2020 dhe fokusohet te produktet luksoze të kujdesit për meshkuj, ndërsa Brad Pitt hyri në tregun e kujdesit të lëkurës në vitin 2022, në bashkëpunim me një familje franceze prodhuese vere. Marka e tij përdor përbërës me bazë rrushi dhe prezantohet si një linjë premium kundër plakjes.

Në fillim, brandi i Pitt quhej “Le Domaine”, por në vitin 2024 emri u ndryshua në “Beau Domaine”, ndryshim që tani është bërë pjesë e konfliktit ligjor. Kompania paditëse pretendon se është përpjekur disa herë të zgjidhë çështjen privatisht, por pa sukses.

Sipas dokumenteve të padisë, “Beau D.” kërkon mbi 75 mijë dollarë dëmshpërblim dhe ndalimin e përdorimit të emrit “Beau Domaine”. Ata argumentojnë se ngjashmëria mes emrave mund të krijojë konfuzion tek klientët, edhe pse të dy kompanitë operojnë në segmente të ndryshme të tregut të skincare.

Themeluesi i “Beau D.”, Brandon Palas, e përshkroi produktin e kompanisë së tij si një formulë që ndihmon në rigjenerimin e lëkurës dhe stimulimin e kolagjenit, ndërsa marka është bërë e njohur edhe për marketingun provokues në rrjet, kryesisht pasi premton rritje të penisit.

Ndërkohë, “Beau Domaine” lidhet ngushtë me investimet e Brad Pitt në Francë, përfshirë vreshtin e famshëm Château Miraval. Marka promovon kombinimin e shkencës së kujdestit të lëkurës me përbërës natyralë të marrë nga rrushi.

Deri tani, përfaqësuesit e Brad Pitt nuk kanë reaguar publikisht për padinë. Megjithatë, ekspertët ligjorë të cituar nga AirMail thonë se çështja mund të mos jetë aq e thjeshtë, duke pasur parasysh dallimet mes dy markave dhe produkteve që ato ofrojnë.

Padia ka tërhequr menjëherë vëmendje në media, duke shtuar një tjetër kapitull të papritur në bizneset e aktorit hollivudian.

Lajmet e fundit