5.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Çfarë fshihet pas “fantazmës së Kievit”? Historia e heronjve të Ukrainës

    The Economist

    Para fillimit të luftës, adoleshentëve ukrainas u pëlqente t’i dërgonin njëri-tjetrit foto të reperëve rusë.Tani fotoja që qarkullon në celularët e tyre është i një të panjohuri me helmetë, i ashtuquajturi “fantazma e Kievit”.

    Kjo legjendë lindi në ditën e dytë të pushtimit rus. Thuhet se një pilot i panjohur po patrullonte qiellin mbi Kiev me një Mig-29 të vjetër sovjetik. Që nga mëngjesi i së martës, ai supozohet se kishte rrëzuar të paktën dhjetë avionë luftarakë rusë. Ndonëse ministria e mbrojtjes ka këmbëngulur se diçka e tillë nuk ishte e vërtetë, pasi ka shumë pak prova.

    Madje disa video në fakt ishin marrë nga video-lojëra të ndryshme. Ka pafund video që qarkullojnë në rrjetet sociale. Një prej tyre ishte e ushtarëvë në ishullin e gjarpërinjve që iu përgjigjën thirrjes së një luftanijeje për t’u dorëzuar duke iu përgjigjur rusëve: “shkoni p****”.

    Edhe presidenti, Volodymyr Zelensky, është cilësuar gjerësisht si një hero me rezistencën që ka treguar dhe me videot e tij sfiduese në rrjete sociale, raporton abcnews.al

    Që kur fitoi pavarësinë në vitin 1991, Ukraina është përpjekur të gjejë heronj rreth të cilëve të ndërtojë një mit kombëtar. Por ditët e fundit kanë gjeneruar dhjetëra. Ka diçka që i përshtatet faktit që më i preferuari prej tyre, piloti fantazmë, mund të mos jetë  i vërtetë.

    Nëse këta heronj nuk do të ekzistonin, ne do të duhej t’i shpiknim ata. Dhe njerëz si Skakun, xhenier, të japin një ndjenjë sigurie. Ata i ndihmojnë qytetarët të besojnë se Ukraina do tia dalë.

    Vështirësia e Ukrainës në gjetjen e heronjve kombëtarë pasqyron të kaluarën e saj. Ukraina është një shoqëri multi-etnike, shumëgjuhësore për të cilën janë konfliktuar shumë fuqi të mëdha.

    Atë që një pjesë e vendit e cilëson si trimëri, një tjetër mund ta shohë si tradhti ose shtypje. Ukrainasve nuk u pëlqen t’u imponohet asgjë, më së paku heronjtë.

    Taras Shevchenko, një poet u internua në shekullin e 19-të për vargjet e tij patriotike dhe viktimat rrallë bëhen heronj të mirë, veçanërisht për një popull në luftë. Sovjetikët u përpoqën ta bënin Bohdan Khmelnytsky një figurë kombëtare. Ky udhëheqës i ushtrisë kozake të shekullit të 17-të ishte një simbol i dobishëm për Kremlinin: ai ftoi rusët në vend, duke i kërkuar zyrtarisht carit në 1654 ta ndihmonte në luftën kundër polakëve.

    Menjëherë pas kësaj, cari mposhti ushtrinë kozake dhe territoret ukrainase humbën pavarësinë e tyre. Një monument për Khmelnytsky qëndron në qendër të qytetit të vjetër të Kievit në sheshin Sofiyskaya.

    Nuk është vandalizuar që kur Ukraina shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Por askush nuk dërgon më lule. Mbështetësit e tij vranë mijëra hebrenj-ukrainas, të cilët ata i akuzuan se kishin bashkëpunuar me Poloninë.

    “Heroi” më i diskutueshëm ukrainas është Stepan Bandera, një ultra-nacionalist që mirëpriti nazistët në Ukrainë në vitin 1941, sepse donte të çlironte vendin nga komunistët.

    Fiksimi i tij me pavarësinë e Ukrainës bëri që nazistët ta dërgonin atë në një kamp përqendrimi, ku ai kaloi pjesën më të madhe të luftës. Më pas ai u zhvendos në Mynih dhe u vra nga një agjent i KGB-së në vitin 1959. Shumë ukrainas e vlerësojnë përkushtimin e tij për pavarësinë e vendit (disa forca vullnetare që tani luftojnë kundër Putinit i kanë ripagëzuar koktejet Molotov “Bandera smoothies”).

    Të tjerët janë të tmerruar nga dhuna e mbështetësve të  tij.

    Përpjekjet më të fundit për krijimin e miteve kombëtare nuk kanë qenë më të suksesshme.

    Për një moment, Viktor Jushçenko dukej sikur mund të kishte cilësitë e duhura. Kur ai doli kundër kandidatit të Kremlinit, Viktor Janukoviç, në zgjedhjet e vitit 2004, ai u helmua.

    Vala e zemërimit që pasoi u bë e njohur si “Revolucioni Portokalli”. Megjithatë, pasi Jushçenko u zgjodh president, ai ishte shumë i gatshëm të bënte kompromis.Kryengritja e Maidan në 2014 mund të kishte sjellë në pushtet dikë më të mirë.

    Një pilote ushtarak dhe kapitene në ushtrinë ukrainase, Nadezhda Savchenko, u kap rob nga rusët dhe doli përpara gjykatës në Moskë, ku ajo refuzoi të njihte autoritetin e gjykatës. Ajo u bë anëtare e parlamentit pas lirimit të saj, por ishte një figurë politike e dyzyar ndonjëherë duke mbajtur marëdhënie të mira me separatistët e Donbasit.

    Disa menduan se rusët e  kishin ritkthyer sërish në pushtet por ajo sot është harruar.

    A do të ketë statuja të Zelensky-t në  një të ardhme në Ukrainë?

    Që nga viti 1991 Ukraina ka qenë një vend i pavarur për herë të parë që nga lulëzimi i Khmelnytsky në shekullin e 17-të.

    Populli ukrainas e vlerëson  pavarësinë mbi gjithçka tjetër.

    Edhe ata që nuk e pëlqejnë Zelenski apo sistemin politik të Ukrainës janë të gatshëm të luftojnë për të në vend që ta shohin Ukrainën të shtypur nga një fuqi e jashtme.

    Nëse heronjtë e kësaj lufte kryejnë veprime që më vonë njollosin reputacionin e tyre, trimëria e këtyre ditëve do të vazhdojë të jetojë. Njerëzit do ta mbajnë mend emrin e Vitali Skakun. Pasi për shkak të tij do të formohet një identitet i ri kombëtar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit