spot_img
spot_img

Ç’mendon EmRata për Brad Pitt, pas disa takimeve me aktorin?

spot_img

EmRata dhe Brad Pitt janë çifti që jo të gjithë e prisnin, ama të gjithë duan t’i shohin bashkë. Në fakt, ata po dalin, por i kanë lënë opsionet e hapura, çka do të thotë, se po takohen edhe me njerëz të tjerë.

Por, ç’mendon saktësisht Emily për Brad Pitt? Sipas burimeve, ajo ndihet shumë e lehtësuar që ka mbaruar gjithçka në lidhje me divorcin dhe po ia del shumë mirë.

Emily mendon se Brad është i mrekullueshëm. Tashmë, ata kanë dalë disa herë dhe EmRata është e mahnitur prej tij”.

Miqtë thonë se kur modelja flet për Pitt, bëhet shumë e lezetshme” (e dini ju, çehrja që merr një person kur flet për atë tipin që ka qejf).

Madje, Ratajkowski mendon se Brad është shumë i sjellshëm, pra, zotëri burrë dhe me thënë të drejtën, u duket e përfshirë në këtë marrëdhënie të re dhe emocionuese.

Emily dhe Brad po i marrin gjërat shtruar dhe sigurisht, nuk u vëmë faj, pasi modelja është divorcuar nga ish-bashkëshorti, Sebastian Bear-McClard, pas pretendimeve për disa tradhti; nga ana tjetër, Brad ka qenë i martuar për më shumë se një dekadë me Angelina Jolie. Të dy vijnë nga lidhje të gjata, ndaj më e mira është ta marrin me ngadalë.

Lajmet e fundit