spot_img
spot_img

Dako që çoi në burg, Dakon

spot_img

Bashkim Dako, banor i qytetit të Durrësit aktualisht jeton në një shtëpi me qira në ish-Kënetë pasi pallati ku jetonte është dëmtuar nga tërmeti dhe është shpallur i pabanueshëm.

Ai është personi që 2 vjet më parë ka kallëzuar në SPAK ish-kryebashkiakun Vangjush Dako dhe ish-zyrtarë të bashkisë Durrës.

Dako u shpreh se denoncimi bashkë me banorët e tjerë është bërë para dhe pas tërmetit, për dy pallate që janë dëmtuar.

“Arrestimi është arrestim për bujë politike, për asgjë tjetër. Kallëzimin e kemi bërë që para tërmetit, pasi në pallat janë shtuar kate pa leje.

Asnjë nga pallatet nuk ka pilota, janë direkt në beton dhe pa asnjë garanci sigurie. Denoncimi i parë është në 2018, në 2019 e më tej në SPAK, e kemi çuar në të gjitha institucionet. Akoma s’kemi marrë asnjë përgjigje.

Ky është arrestim politik. kjo nuk është zgjidhje për ne, është për të mbuluar vjedhjet. Ky mbulon vjedhjet e të tjerëve tani. S’e besoj kurrë. Tre javë kam që e di unë këtë histori”, tha Dako.

Prokuroria e Posaçme nxori të martën 10 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të bashkisë Durrës, mes të cilëve ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

Lajmet e fundit