spot_img
spot_img

“Dasmat tradicionale i kam inat” – Nevina Shtylla flet për herë të parë për planet në të ardhmen: Pjesë e jetës është e një fëmijë

spot_img

Moderatorja Nevina Shtylla ka qenë së fundmi e ftuar në “Top Albania Radio”, ku foli më shumë për jetën e saj personale dhe raportin me partnerin. Ajo tregoi se lidhja e tyre është ndërtuar natyrshëm dhe pa barriera.

E pyetur nëse fama i ka krijuar vështirësi në krijimin e një marrëdhënieje, Nevina u shpreh se nuk ka ndodhur kështu, pasi partnerin e njeh prej shumë vitesh.

“Jo, sepse e njoh [partnerin] prej shumë vitesh. […] Më ka njohur në një fazë që unë nuk isha dhe aq e njohur dhe në përditshmëri me njerëzit që unë i dua fort, me njerëzit me të cilët ndaj jetën time, ndaj një drekë, një darkë, shtëpinë dhe gjithçka tjetër, jam pa barriera, nuk jam i njëjti person që mund të të pres ty në studio televizive se në studio mund të presim këdo,” u shpreh ajo.

Nevina foli gjithashtu edhe për planet për martesë, duke treguar se nuk është shumë e lidhur pas formateve tradicionale të dasmave shqiptare.

“Nuk është se është diçka që unë nuk e dua apo nuk e mendoj, por kam kuptuar me kalimin e kohës që nuk jam një nga ato vajza që dua dasmë tradicionale. Përkundrazi, i kam marrë shumë inat dasmat tipike tradicionale masive. Unë mendoj që në një të ardhme do ta kem një festë, po e quaj kështu, për të celebruar ose kurorëzuar atë dashurinë tonë,” tha Nevila.

Moderatorja u ndal edhe te tema e fëmijëve, duke theksuar se kjo është pjesë e planeve të saj për të ardhmen.

“Pjesë e jetës është dhe një fëmijë dhe normalisht është diçka që nuk e shmangim dot sado të justifikohemi që kemi ngarkesë. Pa diskutim është në planet tona, po duke parë, duke bërë, duke i shtuar gjërat pak më tepër,” theksoi ajo.

Lajmet e fundit