spot_img
spot_img

Demokratët, në radhë për të sfiduar Erion Veliajn

spot_img

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi nuk ka përjashtuar mundësinë për kandidat në Bashkinë e Tiranës, kur u pyet se a është i gatshëm të jetë përballë kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet lokale të vitit 2023.

“Gjykoj se çdo politikan në opozitë sot, mezi do e priste një betejë me Erion Veliajn, aseti më i madh që ka PD në këtë betejë të ardhshme është Erion Veliaj, është kryabashkiaku më i dobët që ka nxjerr pluralizmi shqiptar dhe është hipokriti më i madh që mund të ketë ekzistuar në politikën tonë. Uroj që të jetë Veliaj në garë dhe askush tjetër”- tha Këlliçi.

Nga ana tjetër, pak ditë më parë Edi Rama tha se aktualisht, Partia Socialiste nuk ka kandidaturë më të mirë se kryebashkiaku Erion Veliaj, për zgjedhjet e ardhshme lokale në Tiranë.

Nga opozita ish-deputeti demokrat Gert Bogdani u shpreh se nëse lidershipi i PD-së do ta vlerësonte, ai do ta pranonte që të ishte kandidat për Bashkinë e Tiranës.

Edhe Edi Paloka ka shprehur ambicien për t’u kandiduar, ndërsa në media flitet dhe për mjekun Ilir Alimehmeti, si kandidat i mundshem i PD perballe Erion Veliajt.

Lajmet e fundit