11.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Dëshmia nga SHBA: Berisha u shpall non grata nga bashkëpunëtorët e tij dhe jo nga Soros!

    I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në “Dritare TV” Gëzim Gjyrezi, ish gazetar në RTSH, i cili që nga viti 1994 jeton në SHBA ka folur për shpalljen non grata të Berishës. Sipas Gjyrezit, shpallja non grata Berishës i erdhi nga njerëzit dhe bashkëpunëtorët e tij.

    “Shpallja non grata e Berishës nga SHBA kot ka rënë si bombë në Shqipëri sepse Berisha në radhë të parë u sulmua nga të vetët, nga kolegët e vet, i pari Tritan Shehu, i cili tha unë jam doktor dhe për atë nuk ka kurë që shërohet. Kështu ka qenë Arben Imami, kështu kanë qenë edhe të tjerët nga partia e vet.

    E dyta, kur Berisha akuzonte Ilir Metën që ka vjedhur floririn dhe ka vrarë njerëz mbrapa Dajtit dhe i tha jep dorëheqjen, Ilir Meta i tha nuk e jap dorëheqjen pasi e kam dhënë njëherë për Shkëlzenin djalin tuaj edhe Berisha ishte në parlament kur Meta ia tha këtë gjë.

    E kanë shpallur të vetët non grata me ato që kanë treguar për atë dhe jo Soros që thotë ai. Nuk ishte çudi që do vinte kjo ditë me shpalljen non grata të Berishës.”, u shpreh Gëzim Gjyrezi

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit